Aguero nuk paraqitet ndaj Aston Villas

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente



Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka bërë të ditur se nuk do ta ketë në dispozicion Sergio Agueron në ndeshjen e të shtunës ndaj Aston Villas.

Argjentinasi ishte i shkëlqyer në derbin ndaj Manchester Unitedit (4-1) në Etihad Stadium duke realizuar dy herë, mirëpo u lëndua në atë ndeshje.

Trajneri pret që sulmuesi të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, prandaj nuk dëshiron ta rrezikojë në Villa Park.

Po ashtu, do të mungojë edhe mesfushori David Silva, i cili akoma nuk është rikuperuar nga një dëmtim në kofshë. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...