Reali me fat që e ka Ronaldon

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Diego Lopez, mendon se është vështirë të definohet rëndësia e Cristiano Ronaldos për skuadrën.

Këtë muaj, superylli portugez i shtoi edhe tre vite të tjera në kontratën e tij me Los Blancos duke u bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit, ndërsa portieri kryesor i ekipit thotë se ky lajm është mirëpritur në masë të madhe nga bashkëlojtarët dhe tifozët.

“Është vështirë të definosh një lojtar me statusin e Cristianos. Ai është më i miri dhe ne jemi shumë me fat që e kemi në klub, tash dhe për shumë vite të tjera.

“(Rinovimi) është lajmi më i mirë për madridistët dhe për të gjithë ne”, ka deklaruar Lopez. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...