Mourinho do t’i japë shans Matas

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente



Juan Mata është në rrugë për t’u kthyer në ekipin e parë të Chelseat nëse vazhdon të bëjë paraqitjen që bëri kundër Swindon, thotë Jose Mourinho.

Mata e pa veten jashtë ekipit startues që kur Mourinho u rikthye në Stamford Bridge, me Oscar, Eden Hazard dhe Andre Schurrle, që u preferuan për shkak të kontributit të tyre në mbrojtje. Por spanjolli bëri një paraqitje më të disiplinuar të martën, dhe ka fituar besimin e portugezit.

“A ka një shans Mata? Po, më pëlqeu ai [kundër Swindon]. Ne flasim për një skuadër që është dy divizione më poshtë, por profesionalizmi është i rëndësishëm, pavarësisht ndaj kujt ju luani”.

“Ai bëri përpjekje të mëdha për të ardhur në drejtim timin dhe kur ai e bën këtë, gjithë çfarë duhet të bëj unë është të shkoj në drejtimin e tij”.

“Nga tash, nëse ai vazhdon të punojë kështu, futbollin që unë dua, tendenca natyrale është të jetë në ekip”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...