Ancelotti: Në derbi, më të motivuar

Unknown | Friday, September 27, 2013 | 0 Komente

Real Madridi do të jetë më i motivuar për derbin e vikendit kundër Atletico Madridit, mendon trajneri Carlo Ancelotti.

Italiani mendon se djelmoshat e tij do të dalin në fushë me një qasje më të mirë krahasuar me ndeshjen e mesjavës kur të ndihmuar nga gjyqtari fituan me rezultat 2-1 ndaj Elche.

“Atletico është më agresiv krahasuar me ne, ata janë më të fuqishëm fizikisht, por mendoj se Real Madridi ka më shumë kualitet”.

“Nesër ne do të luajmë me një shpirt tjetër [krahasuar me takimin ndaj Elche]”, ka thënë Ancelotti gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Reali aktualisht është në pozitën e tretë me 16 pikë, dy më pak se Atletico dhe Barcelona, të cilët ndajnë kreun e tabelës. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...