Nani: Duhet të përmirësohemi

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Anësori i Manchester United, Nani, beson se ekipi i tij duhet që të përmirësohet pas disfatës nga WBA në Old Trafford.

 Portugezi ishte shumë i rrezikshëm gjatë gjithë ndeshjes bashkë me Adnan Januzajn, por ata nuk arritën të ndryshonin rezultatin dhe portugezi ndjen se ka hapësirë për përmirësim.

“Pas golit tonë, mendova se do të luanim më mirë dhe do të shënonim, por ata i shfrytëzuan rastet. Ne kemi ekip të fortë këtu te Untied, disa lojtarë të mirë dhe nuk dyshoj se do të kthehemi fuqishëm”.

“Ne do të tentojmë të fitojmë ndeshjen e radhës. Duhet të luajmë më mirë, por ndonjëherë ndodhin këto gjëra në futboll”, ka thënë Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...