Ozil ka një arsyje më të fortë pse u largua

Ilir Tërstena | Tuesday, September 03, 2013 |

Ozil tregon arsyjet e largimit. Ndërsa “Special One” po qëndron në qëndër të polemikave. Përveç çështjes “Casillas”, i cili vazhdon të qëndrojë në pankinë duke i hapur vendin Diego Lopez,portugezi ka komentuar ish-lojtarin e tij pas transferimit rekord të tij te klubi londinez. “Ai është unik. 

Nuk ka një kopje të tij – as një të keqe. Ai është numri 10 më i mirë në botë. Çdokush e pëlqen atë dhe e sheh pak Luis Figo dhe Zinedine Zidane te ai”, ka thënë portugezi. Ozil ishte ndër transferimet e para të Jose Mourinhos te Real Madridi, ku të dy punuan për tre vite për të shtuar polemikat mendon edhe i sapolarguari Mesut Ozil, tanimë pjesë e Arsenal. 

Pa arysje nuk është larguar as Ozil, ku ka thënë: “U largova nga Real Madrid për shkak të Ancelottit që nuk besonte tek unë. Ditët e fundit vura re se nuk e gëzoja më besimin e trajnerit. Ndërkohë, Wenger ka besuar menjëherë tek unë. Shkoj në një qytet të madh si Londra, ku do të kem edhe disa shokë të Kombëtares, të cilët kanë qënë të nevojshëm në ambjentim”, ka thënë për “DFB” Mesut Ozil./Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!