Tenis, Gulbis triumfon në St. Peterburg

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente

Lituanezi Ernests Gulbis fitoi titullin e katërt në karrierë pasi kaloi në finalen e turneut të St. Peterbourg, spanjollin Guillermo Garcia-Lopez. Edhe pse në setin e parë u kalua 6-3 nga kundërshtari, Gulbis nuk u dorëzua.

Fillimi i setit të dytë foli sërish për iberikun që kishte në dorë fatin e takimit pasi kryesonte me rezultatin 4-1, por tenisti nga vendi balltik zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke fituar 5 game rresht për ta mbyllur setin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Në vijim, përballja pati shumë pak histori, sepse Lopez dukshëm i ngrirë nga ajo çfarë ndodhi vetëm pak minuta më parë, i la terren kundërshtarit, duke humbur edhe setin e tretë me rezultatin 6-0. Ernest Gulbis, i cili mban vendin e 36-të në klasifikimin e përgjithshëm të ATP-së, e kishte fituar turneun e fundit në muajin Janar në Delray Beach.

Nga ana tjetër, Garcia-Lopez kërkone suksesin e tretë në karrierë, ndërsa finalja e fundit që kishte humbur ishte ajo e Bangkokut në vitin 2010. Në përfundim të takimit, lituanezi u shpreh i lumtur për këtë sukses, duke theksuar se ndihet krenar për faktin që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje finale. 75 mijë doillarë është shuma që përfiton 25-vjeçari i lindur në kryeqytetin Riga.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...