Tre javë pezullim për Balotellin, humbet Juven (FOTO LAJM)

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente











Mario Ballotelli humbet edhe këtë vit ndeshjen në Torino kundër Juventusin. Sikur të mos mjaftonin problemet në shtëpinë e Milanit që e shikon veten në kuotën e 4 pikëve pas disfatës me Napolin që tani i distancuar plot 8 pikë nga kreu, Mario merr një ndëshkim për protestat e ekzagjeruara në drejtim të arbitrit Banti në përfundim të sfidës së San Siros të cilat i kushtojnë shtrenjtë, plot 3 ndeshje.

Pas vërshëllimës së trefishtë Baloteli ju drejtua arbitrit që pas një shkëmbimi fjalësh i tregoi kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuqin. Gjest pas të cilit Mario u irritua akoma dhe më tepër dhe u desh ndërhryja e shokëve të skuiadrës për ta mbajtur ndërsa tentonte ti afrohej gjyqtarit.

Tashme është e sigurt se Mario nuk do të jetë të mërkurën në Bolonja ate me Sampdorin dhe ne fund sfiden me te rendesishme ate me Juventusin. Disa muaj më parë Baloteli u skualifikua për 3 takime për një ofendim nga gjyqtarin anësor Doveri në përfundim të ndeshjes me Fiorentinën kur po grindej me Vivianon.

Juventus stadium mbetet sërish një mirazh për sulmuesin e Milanit dhe Alegri do të gjendet sërish në emergjencë. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...