VIDEO: Stuhia katalanase vazhdon me fitore

Unknown | Wednesday, September 25, 2013 | 0 Komente



Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq xhiro në Camp Nou, duke e mposhtur Sociedadin me rezultat 4-1.

Stuhia katalanase e udhëhequr nga treshja Messi, Sanchez dhe Neymar e shkatërruan lehtë Sociedadin duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Messi, Neymar, Busquets dhe Bartra ishin realizatorët për vendasit ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi de La Bella në minutën e 64' të takimit.

Me këtë fitore Barça është lider në La Liga me 18 pikë të grumbulluara dhe po ecën me hapa të sigurtë drejt titullit kampion./veqsport


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...