A e humbi me qëllim golin e sigurt Xhaka? (Video)

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Granit Xhaka e pati një mundësi të artë për të shënuar ndaj Shqipërisë sonte. Mesfushori kosovar e mori një top nga Xherdan Shaqiri dhe në vend se të shënonte, u vonua dhe u ngatërrua me topin, të cilin më pas e devijoi Lorik Cana. Një rast i njëjtë i kishte ndodhur mesfushorit prishtinas edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër, kur nuk kishte shënuar (mund ta shihni në video). 

Por, shtrohet pyetja se a e humbi me qëllim një gol pothuajse të sigurt përfaqësuesi zviceran, për shkak se nuk deshi t’i shënonte vendit të tij? Të gjithë dyshojnë se po, mirëpo vet futbollisti i Borussia Monchengladbachut pas ndeshjes tha se nuk është kështu, por që nuk mundi të shënonte. Për dallim nga Xhaka, Shaqiri shënoi në të dyja ndeshjet ndaj Kuqezinjve. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...