Allegri: Merituam të fitojmë

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se skuadra e tij meritoi më shumë në barazimin e të martës mbrëma ndaj Ajaxit në Ligën e kampionëve.

Rossonerët ishin në prag të disfatës kur pas një harkimi nga këndi mbrojtësi Stefano Denswil shënoi me kokë për t’i dhënë avantazhin skuadrës vendase në minutën e 90-të.

Megjithatë Milani reagoi shpejt për të barazuar, me Mario Balotellin që e shndërroi në gol një goditje nga penaltia, pasi zëvendësuesi Mike van der Hoorn e kishte fauluar sulmuesin italian në zonën e rreptësisë në minutën e katërt shtesë të ndeshjes.

“Ne u përpoqëm ta ngadalësojmë ndeshjen dhe u mbrojtëm mirë në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, Ajaxi nuk mundi ta ruajë të njëjtin nivel të performancës. Ne filluam të luajmë më mirë dhe duhej ta kishim fituar ndeshjen”.

“Fatkeqësisht, ne pranuam një gol të panevojshëm nga këndi dhe tash duhet të ndjehemi të kënaqur me barazimin”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...