Benitez: Fillimi i dobët na kushtoi

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Rafa Benitez thotë se disfata e mbrëmshme nga Arsenali ishte si rezultat i mospërqendrimit të lojtarëve në fazën hershme të ndeshjes.

Napoli pësoi 2-0 me dy gola të shënuar në minutat e para të takimit, një i shënuar nga Mesut Ozil (8’), dhe një tjetër nga Olivier Giroud (15’).

“Ne filluam shumë keq. Kur ju jeni në disavantazh 2-0 herët në ndeshje, kundër kundërshtarëve si Arsenal, gjithçka bëhet shumë e vështirë”.

“Ne kemi luajtur ca më mirë në pjesën e dytë, por ishte vështirë të rikthehemi. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por ende mendojmë se mund të themi fjalën tonë në këtë grup”.

“U thash lojtarëve të fokusohen që nga fillimi, pasi prisja Arsenali të fillojë me rritëm të plotë – por ne sërish pranuam dy herë”.

“Ne bëmë disa gabime sonte, nuk jam i sigurt nëse na mungoi përvoja, por kur ju bëni gabime në këtë nivel, ju sigurisht paguani për to”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...