SMS i Messit largoi Ibran nga Barcelona

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Një mesazh SMS i dërguar nga Lionel Messi në telefonin mobil të Josep Guardiolës kishte dalë të jetë fatal për karrierën e Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, raportojnë mediat spanjolle.

Marca shkruan se Lionel Messi kishte mbetur i zemëruar me ardhjen e Ibrahimovic dhe e shihte të kërcënuar pozitën e tij të liderit në skuadër. Por, atij i mjaftoi një mesazh për të marrë gjërat nën kontroll.

“Telefoni mobil i trajnerit të Barcelonës vetëm vibronte dhe ai filloi të vështrojë me habi në ekranin e vogël, i shqetësuar. ‘Shikoni këtë’, i tha ai mikut të tij, Manel Estiarte”, e përshkruan Marca momentin e dërgimit të mesazhit telefonik nga Messi, i cili qëndronte disa ulëse më prapa, derisa Blaugranët ktheheshin pas një ndeshje në udhëtim.

Edhe pse fjalët e sakta përshkruhen ndryshe nga persona të ndryshëm, mesazhi kishte afërsisht këtë përmbajtje: “Mirë, po e shoh se nuk jam më i rëndësishëm për skuadrën, andaj...”.

Veprimi i Messi nuk është kritikuar nga bashkëlotjarët e tij, por sipas gazetës spanjolle, përmblidhet me këtë fjalë, “Ai nuk është diktator, por sigurisht se e tregon praninë e tij në mënyrën e vet”.

Ibrahimovic u largua nga Camp Nou pas vetëm një sezoni, ndërsa një vit më vonë nga klubi u largua edhe Pep Guardiola. Messi, në anën tjetër, vazhdon të jetë ylli i padiskutueshëm i skuadrës. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...