Neymar: Celtic ishte shumë fizik

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Neymar thotë se qasja fizike e Celticut e bëri të vështirë Barcelonën të luajë lojën e vet.

Kapiteni i Celtic Scott Brown u përjashtua për shkak të ndërhyrjes në brazilianin kur rezultati ishte 0-0, para se Cesc Fabregas t’ua sigurojë fitoren spanjollëve me një gol me kokë.

“Ishte ndeshje e shkëlqyeshme, shumë e vështirë dhe fizikisht e ashpër. Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Është veçanërisht e rëndësishme të luash në këtë garë pasi, për mua, është më e mira dhe fitorja ishte e rëndësishme për ne”, ka thënë Neymar. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...