Klopp i relaksuar pas fitores ndaj Marseille

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Jurgen Klopp është i bindur se Borussia Dortmund do të arrijë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pas fitores 3-0 ndaj Marseille.

46-vjeçari përcolli ndeshjen nga publiku, për shkak të suspendimit në takimin e kaluar nga Napoli, dhe u nda i kënaqur nga ajo çfarë pa: dy gola nga Robert Lewandowski dhe tjetër nga goditja e lirë nga Marco Reus.
“Nëse skuadra luan siç luajti sot, më lejohet të qëndroj i relaksuar në ulëset e publikut. Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme dhe ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari kualitativ. Tash ne jemi në një pozitë të qëndrueshme në grup”.

“Ne duhej të luanim me ritëm të lartë. Nëse do të kishim vrapuar ca më pak kilometra sot, ne do të kishim vuajtur”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...