De Boer: Penaltia ishte qesharake

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, ka kritikuar gjyqtarët pasi i dhanë Milanit një penalti të vonshme në barazimin e mbrëmshëm 1-1 në Ligën e Kampionëve.

Një gol i vonshëm i shënuar me kokë nga Stefano Denswil dukej se do t’ua sjellë tre pikë vendasve, para se mysafirëve t’u akordohet penalti për shkak të një ndërhyrje të Mike van der Hoorn ndaj Mario Balotellit në zonën e rreptësisë. 

Dhe Sulmuesi italian nuk e huqi 11 metërshin, për të lënë të zemëruar trajnerin e Ajaxit.

“Ishte qesharake që një penalti u dha kundër nesh. Kjo na kushtoi me dy pikë. Kishte gjithmonë momente kontakti. Është koha e duhur për ta lejuar të vazhdojë. Van der Hoorn reagoi në momentin e duhur. Megjithatë unë e pranoj barazimin, edhe pse penaltia ishte zhgënjyese”, ka thënë De Boer. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...