Moyes: Do t’ia dal te United

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

David Moyes mbetet optimist për shanset e Manchester United për të pasur një sezon të suksesshëm, pavarësisht se klubi po vuan fillimin më të keq në 24 vite.

Kampionët të shtunën pësuan nga West Brom, një javë pasi u mposhtën në derbin e Manchesterit nga City, dhe kanë mbledhur vetëm shtatë pikë nga gjashtë ndeshjet e para të sezonit.

“Kam qenë në situata shumë të ngjashme me këtë te klubet e mia të vjetra – Everton dhe Preston North End. Për të dalë nga kjo ju keni nevojë për gjërat e duhura dhe unë nuk kam ndryshuar nga ajo që kam bërë. Ju vazhdoni të bëni gjërat dhe rezultatet do të vijnë, nuk ka dyshime për këtë”.

“Rrotullimi i lojtarëve kurrë nuk i ka shkaktuar Sir Alex Ferguson probleme. Manchester United gjithmonë ka pasur një skuadër të madhe të lojtarëve dhe është detyrë e imja t’i shfrytëzoj ata dhe të gjej se kush përshtatet. Dhe, siç kam thënë më herët, po i njoh ata gjithnjë e më mirë”, ka thënë Moyes. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...