Martino: Kartoni i kuq i Brown, i merituar

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, beson se gjyqtari kishte të drejtë kur e përjashtoi mesfushorin Scott Brown me karton të kuq, në fitoren e mbrëmshme 1-0 të Barcelonës ndaj Celtic.

“Përjashtimi ishte i drejtë, gjyqtari e pa atë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

“Ishte ndeshja jonë më e kompletuar. Ishte më e mira e sezonit. Ne prodhuam kur duhej. Ne e kontrolluam ndeshjen gjithë kohën”.

“Ne u përpoqëm t’i neutralizojmë ata dhe të luajmë lojën tonë. Përveç një goditje në të cilën Victor Valdes bëri një pritje të shkëlqyeshme, ne nuk kishim probleme dhe e kishim topin”, ka shtuar argjentinasi. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...