Sadiku merr ftesën, gati për Zvicrën

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Më në fund tifozët e Kombëtares së Shqipërisë do ta shohin në fanellën ‘kuq e zi’, qendërmbrojtësin e talentuar, Loret Sadiku.

22-vjeçari ka folur për Arenën, duke treguar se ka rregulluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ka marrë ftesën nga Gianni De Biasi, për dy ndeshjet e radhës të kombëtares, ndaj Zvicrës dhe Qipros. 

“Momentalisht ndodhem në Tiranë, pasi kam ardhur për të rregulluar dokumentacionin, dhe tani gjithçka është në rregull. Tani jam lojtar i Kombëtares së Shqipërisë, pasi kam marrë edhe ftesën për dy ndeshjet e radhës nga trajneri Gianni De Biasi”, shprehet fillimisht Sadiku.

Kosovari ende nuk e di nëse do të ketë të drejtë loje më 11 tetor, pasi për një gjë të tillë vendos FIFA. “Kam besim se do të marrë përgjigje pozitive, për t’u paraqitur pastaj në dy ndeshjet e ardhshme”, tha Sadiku. Shqipëria më 11 tetor pret Zvicrën, kurse katër ditë më vonë i shkon Qipros, në ndeshjet e fundit të kampanjës për botërorin 2014. 

Prishtinasi thotë se është De Biasi ai që do të vendos për debutimin e tij.

“E rëndësishme është që do të jem pjesë e Kombëtares, mirëpo nuk e di nëse do të jem në fushë, pasi për këtë do të vendosë trajneri”. Mbrojtësi ka treguar se nuk ka pasur kontakte me lojtarët tjerë të kombëtares, përpos me portierin Etrit Berisha dhe mesfushorin Valdet Rama, të cilët i janë gëzuar ardhjes së tij. /Tribuna/Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...