Wenger: Ishim të mahnitshëm

Unknown | Wednesday, October 02, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar skuadrën e tij, në veçanti paraqitjen e Mesut Ozil, në fitoren 2-0 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Ozil, që këtë verë u bë nënshkrimi rekord i klubit londinez, hapi rezultatin duke shënuar gol pas tetë minutash, para se të kontribuojë edhe në golin e dytë, kur asistoi për Olivier Giroud (15').

“Në pjesën e parë gjithçka ishte absolutisht e mahnitshme. Gjithçka ishte aty. Aftësitë kolektive, aftësitë individuale, përfundimet. Gjithë çfarë ju ëndërroni të shihni në tribuna, kur vini të shihni futboll”.

“Është mirë [për Ozil të shënojë golin e tij të parë]. Kur juve ju duhet shumë gjatë të shënoni, kjo qëndron në mendjen tuaj, por ai u çlirua nga kjo”, ka thënë Wenger për Sky Sports.

Arsenali tash kryeson grupin F të garës evropiane, pasi në ndeshjen e parë mposhti Marseillen me rezultat 2-1. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...