Ancelotti: Benz’ mbetet sulmuesi kryesor

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se Karim Benzema mbetet zgjedhja e parë e tij, përkundër mungesës së golave nga francezi në javët e fundit.

Ancelotti ka presion të madh që të starotjë me Alvaro Moratan, por ai ka shprehur besimin se Benzema do të fillojë ta gjejë golin.

“Benzema ka vendin e tij në formacion dhe mbetet sulmuesi i parë”.

“Ai nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit, por unë kam besim në vete. Unë nuk kam biseduar me të pas ndeshjes së fundit, sepse ai nuk ka nevojë që të bisedojë me mua. Ai e di se çfarë duhet të bëjë”, ka deklaruar Carlito. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...