Behrami: Nuk është ‘gajle’, jam mësuar me sharje

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Pas ndeshjes, Valon Behrami, i cili ishte cak i ofendimeve nga tifozët shqiptarë, deklaroi se nuk e kanë penguar fare sharjet. Përkundrazi ai pati një porosi për tifozët shqiptarë, për të cilët tha se shpreson që të gëzohen sikur zviceranët mbrëmë. Ai e ka dhënë një intervistë për Arenën, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim. Valon, si u ndjeve sonte dhe a ishte vështirë ta mposhtni sërish Shqipërinë? Behrami: Mirë, loja ishte e vështirë. Terreni po ashtu I vështirë. Kemi mundur të luajmë si kemi dashur, por ishte e vështirë. Tifozët të ofenduan sërish. Behrami: Nuk është ‘gajle’, jam mësuar me ta. A të kanë penguar? Behrami: Të them të drejtën, hiq aspak. A ke ndonjë porosi për ta? Behrami: Shpresoj që një ditë edhe ata do të festojnë, sikur ne që festuam sot me tifozët e Zvicrës. Dua të them se vajza ime do të rritet në Zvicër sikur unë, ky vend ma ka ndërruar jetën, prandaj do të jap gjithçka për ta. Jam krenar që luajë për ta. Do të kem qaste të mira me Zvicrën. A mendosh të kontribuosh në të ardhmen për Kosovën? Behrami: Për Kosovën do të kontribuoj, por si lojtar është vështirë, është ëndërr me pa Kosovën. A ka të ardhme Shqipëria? Behrami: Mendoj që po. Ka trajner të mirë veç është punë që iu duhet disa vjet. Edhe ne para dy vitesh patëm probleme të tilla sepse lojtarët ishin të rinj, por ja ku jemi sot. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...