Brazili dhe Argjentina mund të luajnë në Euro 2020

Unknown | Sunday, October 06, 2013 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, dëshiron t’i ftojë përfaqësueset joevropiane që të garojnë në Kampionatin Evropian në të ardhmen.
Sipas Independent on Sunday, deri në vitin 2020 mund të ftohen kombëtaret, si Brazili, Argjentina, Meksika dhe Japonia.
Në Euro 2016 numri i përfaqësueseve konkurruese do të ngritet në 24, ndërsa në rast se do të ftohen edhe shtetet joevropiane, atëherë Evropiani mund të bëhet i ngjashëm me Kampionatin Botëror dhe t’i bëjë konkurrencë të madhe atij.
“Idetë janë në një fazë të hershme, por janë të zbatueshme. Jugamerikanët e kanë bërë këtë me dekada, duke ftuar ekipe nga jashtë në kontinentin e tyre që të marrin pjesë në Copa America. Prandaj, pse të mos e bëjë këtë edhe Evropa?”, ka thënë një këshilltar i Platinit.
Që nga viti 1993, vende jashtë Amerikës Jugore janë ftuar që të jenë pjesë e Copa America. Meksika dhe Japonia janë ftuar që të garojnë në kampionatin e radhës në Kili (2015).
Tashmë thuajse është e sigurt që Euro 2020 do të zhvillohet në 13 qytete të ndryshme në gjithë kontinentin duke lënë anash praktikat e deritanishme që Kampionati Evropian të zhvillohet në një apo në dy shtete. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...