Vettel vë njërën dorë mbi titull

Rivali kryesor për titull, Fernando Alonso (Ferrari), zuri vetëm vendin e gjashtë, ndërsa gjermani mund të shpallet kampion që në garën e ardhshme me një fitore eventuale në Japoni, me kusht që spanjolli të përfundojë më poshtë se pozita e tetë.
Krahas 26-vjeçarit, në podium u ngjitën pilotët e Lotusit, Kimi Raikkonen dhe Romain Grosjean.
Pas këtij triumfi, Vettel është 77 pikë përpara Alonsos kur kanë mbetur edhe pesë gara për t’u zhvilluar, gjegjësish 125 maksimale për t’u fituar. /Telegrafi/
Category: Formula 1