Buffon mbështet Tottin për Botëror

Unknown | Thursday, October 10, 2013 | 0 Komente

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka përkrahur idenë e trajnerit Cesare Prandelli për ta zgjedhur “të pavdekshmin” Francesco Totti për Kupën Botërore gjatë verës së ardhshme.

“Siç tashmë kam thënë, Totti mund të shihet si një lojtar i pavdekshëm në aspekte të caktuara”.
“Gjendja e tij aktuale fizike dhe mentale, së bashku me aftësitë e tij teknike dhe natyrale, e bëjnë atë një lojtar që është në gjendje ta bëjë diferencën në çdo aspekt dhe në çdo moshë”.
“Falë paraqitjeve të tij, Totti po dëshmon edhe një herë se ai gjithmonë ka qenë, dhe ende është, një kampion, andaj është normale që çdokush të flasë për të në një aspekt pozitiv”.
“Ne po ashtu duhet të themi se është tetor dhe Kupa Botërore është shumë afër, por nuk ajo nuk do të ndodhë para tetë ose nëntë muajsh. Nëse ai është në të njëjtën gjendje, atëherë askush nuk do të ketë dyshime”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...