Rooney: Meritoja të luaj sulmues

Unknown | Thursday, October 10, 2013 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka zbuluar frustrimin e tij kur ishte aktivizuar si mesfushor sezonin e kaluar nga Sir Alex Ferguson.

Rooney ishte i paepur të largohet nga Old Trafford këtë verë, por klubi refuzoi ta shesë atë te rivalët e Ligës Premier, me Arsenal dhe Chelsea që ishin të interesuar për të. Dhe, anglezi tash ka filluar mbarë sezonin e ri duke shënuar pesë gola në tetë ndeshje, por ende kujton zhgënjimin e sezonit të kaluar kur nuk aktivizohej në sulm.
“Secili në klub e dinte se unë doja të luaj dhe mendoj se kjo është arsyeja se pse isha i zhgënjyer. Më është thënë të luaj në mesfushë dhe nuk kam dashur. Mendoj se situata erdhi deri në një pikë sa, për hir të karrierës time, duhej të isha vërtet ca egoist”.
“Mendoj se kur kam luajtur në mesfushë, kam luajtur mirë, por nuk doja të luaj atje. Nuk kisha problem që kam luajtur jashtë pozitës në të kaluarën, por mendova se meritoja të luaj në pozitën time dhe kjo nuk ndodhte”.
“Mendoj se është natyrale, isha ca i zhgënjyer dhe ndoshta kjo ndikoi në disa ndeshje që luajta. E di vetë se viti i kaluar nuk ishte sezoni im më i mirë, por kishte momente kur laja në pozita të ndryshme”, ka sqaruar sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...