Di Maria dëshiron kreun e grupit

Unknown | Thursday, October 10, 2013 | 0 Komente

Angel Di Maria ka thënë se Argjentina do të luftojë deri në fund në tentim për të kryesuar grupin kualifikues për Botërorin 2014.

Argjentina u bë vendi i parë Amerikano-jugor, përveç nikoqirit Brazilit, që u kualifikua në finalen e Botërorit, pas fitores 5-2 ndaj Paraguait në shtator. Por Di Maria nuk është i kënaqur vetëm me kualifikimin, por dëshiron të kryesojë grupin.
“Herën e fundit, në kualifikimet e Kupës Botërore, neve nuk na u dhurua asgjë. Ne duhej të luftonim deri në fund dhe do ta bëjmë të njëjtën gjë duke u përpjekur të nxjerrim gjashtë pikë dhe të përfundojmë në krye të grupit”.
“Para ndeshjes ndaj Paraguait ne biseduam se si duam të varemi vetëm nga vetja, të ndjejmë përgjegjësinë e fitores dhe të jemi në Kupën Botërore. Ne e bëmë atë dhe ishte ndjenë e mirë për të gjithë”, ka thënë 25-vjeçari. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...