Cana mbret i minutave … dhe i kartonëve

Unknown | Monday, October 14, 2013 | 0 Komente

Lorik Cana është lojtari që deri tani regjistron minutat më të shumta të luajtura në këto eliminatore botërori. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka luajtur plot 720 minuta, çka do të thotë se ka humbur vetëm një ndeshje për shkak të kartonëve.

Numri pesë i kuqezinjve është aktivizuar në tetë ndeshje të rëndësishme dhe ka humbur vetëm atë me Norvegjinë të barazuar 1-1 në “Qemal Stafa”. Megjithëse mban rekordin për minutat e luajtura në fushën e lojës, është një tjetër lojtar ai që ka prezencat më të shumta. Nga nëntë ndeshje ka luajtur nëntë herë, por jo me minuta të plota.
Bëhet fjalë për mesfushorin Ervin Bulku i cili nuk ka marrë asnjë karton në këto eliminatore dhe është aktivizuar në të nënta ndeshjet. Ndaj Islandës ai u aktivizua si zëvendësues, ndërsa edhe në ndeshjet e tjera nuk është aktivizuar plotësisht. Lorik Cana renditet ndër lojtarët e parë të kombëtares për numrin e kartonëve të marrë. Bëhet fjalë për tre kartonë të verdhë që i kanë kushtuar atij të skualifikohej në një ndeshje. Edhe Armend Dallku ka gjithashtu numër të njëjtë kartonësh të verdhë./Sportishqiptar/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...