Cesc: Nuk ka më befasi nga Celtic

Unknown | Tuesday, October 01, 2013 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, thotë se ata nuk do të befasohen edhe një herë nga rivali i Ligës së Kampionëve, Celtic.

Skocezët mposhtën Barcelonën sezonin e kaluar në Celtic Park, dhe kanë shpresa ta përsërisin atë edhe në takimin e sotëm.

“Ne e kemi mësuar leksionin që vitin e kaluar. Ishte ndeshje e mirë, por ata na e morën për shkak të detajeve të vogla dhe kjo është ajo që duhet të përpiqemi t’i minimizojmë. Ne duhet të luajmë me një mentalitet sulmues”.

“Ne mendojmë se e dimë se si ata do të luajnë, dhe mund të jetë se ata do t’i qasen ndeshjes në të njëjtën mënyrë siç bënë vitin e kaluar, pasi kjo funksionoi për ta. Ne jemi duke pritur një ndeshje relativisht të ngjashme”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...