Ronaldo: Duhet të ndryshojmë ca gjëra

Unknown | Tuesday, October 01, 2013 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se loja e tyre ka nevojë të ndryshojë pas disfatës nga Atletico Madrid.

Ronaldo pranon se ata nuk po luajnë mirë, por as edhe keq.

“Ndoshta ne nuk jemi në kulm të formës, por ne nuk luajmë as keq. Ndoshta duhet t’i ndryshojmë disa gjëra. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me qetësi”.

“Ka disa lojtarë të ri dhe taktika të reja, por ne nuk kemi nevojë të krijojmë dramë të madhe rreth asaj, ne duhet të jemi të bashkuar”.

“Në disa ndeshjet e radhës ne duhet të luajmë më mirë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë pasi sezoni është i gjatë, dhe që ai të përfundojë mirë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...