Del Bosque i frustruar: Vuajtëm përsëri

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka pranuar se ekipi i tij vuajti në fitoren prej 2-1 ndaj Bjellorusisë të premtën mbrëma dhe ka shprehur shqetësimin se ndeshjet ndaj skuadrave inferiore po bëhen problem.

Spanja vetëm pas një ore lojë ka mundur të zhbllokojë rezultatin dhe Del Bosque ishte i kënaqur me sigurimin e kualifikimit në Iberostar stadium por ka pranuar se ekipi i tij dështoi të luante futbollin që ai priti.
“Është e vërtetë se ndeshja ishte një ripërsëritje e sfidave të fundit që kemi pasur”.
“Në ndeshjet ndaj Finlandës, Gjeorgjisë dhe Bjellorusise janë zhvilluar ndeshje të njëjta. Ne nuk mund të mohojmë se kemi vuajtur dhe se nuk jemi të kënaqur”.
“Me rëndësi është që kemi bëri edhe hapin tjetër të madh drejt kualifikimit në Botërorin 2014”, theksoi Del Bosque.
Ai shtoi se Valdes startoi para Casillasit për shkak se ky i fundit nuk luajti rregullisht në ndeshjet e fundit për Real Madridin. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...