Hodgson lëvdon Townsend

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, ka lëvduar impaktin e Andros Townsend në fitoren ndaj Malit të Zi.

 Townsend shkëlqeu në fitoren prej 4-1 kundër Malit të Zi në Wembley të premtën dhe Hodgson u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e anësorit.
“Ai bëri impakt të madh. Ai u shpall më i miri i ndeshjes dhe e meritoi shumë atë”.
“Nuk mund të jetë lehtë të bësh debutimin në një ndeshje të kësaj natyre, por ai luajti shumë mirë. Ai luajti me qetësi dhe ftohtësinë që e kam parë prej tij te QPR dhe Tottenhami”, u shpreh Hodgson.
Ai shtoi se ndaj Polonisë opsioni i vetëm në ndeshjen e ardhshme është fitorja për të mbajtur kreun tabelar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...