Diego Costa do të luajë për Spanjën

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Ylli i Atletico Madridit, Diego Costa, ka vendosur që të përfaqësojë Spanjën dhe jo Brazilin.

Sulmuesi i lindur në Brazil, i cili nënshkroi me Los Colchoneros në vitin 2007 i është garantuar nënshtetësia spanjolle dhe kështu ai do të jetë në dispozicion të Del Bosques.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se Costa ka pranuar të luajë për Spanjën, por se ai nuk do të mund të luajë ndaj Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë për shkak të disa çështjeve siç thuhet ‘burokrate’.
Diego Costa është sulmuesi më në formë për momentin në La Liga, pasi u tregua vendimtar në shumë ndeshje duke përfshirë edhe derbin lokal ndaj Real Madridit. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...