Flamini lëvdon shpirtin e Arsenalit

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Mesfushori francez, Mathieu Flamini, beson se shpirti luftarak i Arsenalit ka bërë që Topçinjtë të kenë një start të pabesueshëm të këtij sezoni.

 Arsenali ka 10 fitore radhazi në të gjitha garat dhe forma shokuese është pritur mirë nga Flamini, që beson se shpirti luftarak dhe dëshira për sukses po tregohet kruciale.

“Mendoj se të gjithë i kanë ditur cilësitë e Arsenalit. Por, këtë vit ne po tregojmë se kemi shpirt luftarak dhe të gjithë po ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo po e bën diferencën sepse përgjatë sezonit do të ketë edhe momente të vështira”.

“Me rëndësi është të fitojmë ndeshje pas ndeshje, të punojmë shumë dhe të qëndrojmë të fokusuar e me këtë shpirt luftarak. Ndoshta do të jetë një befasi për ne në fund të sezonit”, është shprehur Flamini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...