Italia në një nivel me Spanjën

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Bosi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka deklaruar se ekipi i tij është në një nivel me kombëtaren italiane.

Stuhia e Kuqe e demoloi Italinë në finalen e evropianit të kaluar, por tani Del Bosque nuk beson se ka dallim mes dy kombëtareve.

“Italia është shumë kompetitive dhe e organizuar në mbrojtje”.

“Prandelli është trajner i madh dhe e ka dëshmuar këtë me rezultate. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me të. Kështu, ne kemi respekt të madh për Italinë që është prej më të mirave në botë. Ne i kemi mposhtur ata në penalti në Kupën e Konfederatave dhe u mposhtëm në Bari në një miqësore. Nuk ka më hapësirë në cilësi mes nesh”, ka potencuar Del Bosque. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...