Rooney i gatshëm për Sunderlandin

Unknown | Thursday, October 03, 2013 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, David Moyes, pret që Wayne Rooney të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës ndaj Sunderlandit.

Rooney u lëndua pas një dueli me bashkëlojtarin Danny Welbeck në stërvitjen para ndeshjes ndaj Shakhtarit, por Moyes ka garantuar tifozët e United se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

“Plani im nuk ishte ta shfrytëzoj Rooneyn. Ai u lëndua në nofullën e tij dhe ajo është ënjtur. Ai ashtu kështu do të kishte qëndruar në pankinë”.

“Mendoj se ai do të jetë i gatshëm për të shtunën. Ne kemi mundur ta rrezikojmë, por vendosëm të mos e bëjmë këtë”, ka potencuar Moyes. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...