Viti i Ronaldos: Shënoi më shumë gola sesa Messi

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë më shumë gola sesa Lionel Messi në vitin 2013. Ylli portugez është bërë një ‘makineri’ e golit për Real Madridin. 

Gjatë këtij viti, deri në muajin tetor, i dhjeti i këtij viti, CR7 ka arritur t’i shënojë 49 gola nga 44 ndeshje zyrtare, 7 gola më shumë se Lionel Messi, i cili është ndalur në 42. Natyrisht, ylli argjentinas mund të arsyetohet deri diku, sepse sivjet nuk e lanë rehat lëndimet muskulore.

Ndër të tjera, ish futbollisti i Manchester Unitedit ka statistika impresionuese me ‘Los Blancos’ duke shënuar 212 gola nga 208 ndeshje të zhvilluara, që i bie se ka më shumë se një gol për ndeshje. 

Këtë sezon, Ronaldo ka realizuar 11 gola, 6 në La Liga dhe 5 në Ligën e Kampionëve, nga 9 ndeshje të zhvilluara. Pas dy golave të shënuar ndaj Copenhagenit, përfaqësuesi portugez ka arritur në kuotën e 13 dygolëshave në Evropë. Në Ligën e Kampionëve ai e shijoi ndeshjen e 100-të. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...