Arsenali i ofron milionat për Shaqirin
21 vjeçari është pjesë e rëndësishme e Bayern Munichut, edhe pse nuk po luan në formacionin bazë. Në ndeshjet e fundit ka dhuruar disa asistime, ndërsa ka konkurrent kryesor Arjen Robbenin. Përpos Arsenalit, për përfaqësuesin zviceran interesim kanë shfaqur edhe Liverpooli e Borussia Dortmundi. Ndërkohë, Arsenali po e kërkon edhe një talent shqiptar. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin Zekiria Bakalli, i cili aktualisht luan në PSV Eindhoven. /Fish Media/
Category: Futboll
0 Komente