Jack Wilshere, a po të pihet cigarja?

“Nuk pajtohem aspak me një sjellje të tillë, më duhet të bisedoj me të rreth kësaj”, deklaroi Wenger. “Ju nuk duhet të bëni diçka që ua dëmton shëndetin si futbollist. Ju e dëmtoni edhe reputacionin e juaj kur bëni diçka të tillë në publik”, shtoi ai. I pyetur nëse do të marr masa disiplinore kundër mesfushorit, e dashura e së cilit Lauren Neal lindi fëmijën e tyre të dytë javën e kaluar, Wenger shtoi: “Nuk e di çka do ndodh andaj nuk mund të flas për ndëshkim”.
Wilshere luajti për 27 minuta gjatë fitores së Arsenalit ndaj Napolit në Grupin F në Ligën e Kampionëve duke u inkuadruar në lojë në vend të Tomas Rosickyt në pjesën e dytë. /Fish Media/
Category: Top