Futbollistët shqiptarë priten si heronj në Zvicër (FOTO)

Unknown | Sunday, October 13, 2013 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Zvicrës pas fitores ndaj Shqipërisë me rezultat 2:1, të shtunën pasdite është rikthyer në atdhe. Ekipi helvetik është pritur nga qindra tifozë në Aeroportin e Zurichut, të cilët kanë dal ta festojnë kualifikimin e skuadrës në Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’.

Tifozët janë fotografuar me futbollistët, derisa kanë thënë se janë të lumtur për ekipin e tyre kombëtar. Zvicra ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror do ta zhvilloj të martën në Bernë kundër Sllovenisë. /Fish Media/


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...