Juve në garë për Jorginhon

Unknown | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Juventusi është i gatshëm që t’u konkurrojë klubeve të interesuara për mesfushorin e Hellas Veronas, Jorginho.

Italiani me origjinë braziliane kërkohet nga skuadrat e Ligës Premier, Arsenal dhe Liverpool, si edhe nga Fiorentina në Serie A.
Problemet me lëndime të Philippe Coutinhos kanë bërë që menaxheri i Redsave, Brendan Rodgers, të shprehë interesim për 21-vjeçarin.
Nga ana tjetër, është natyrshme që Arsene Wenger të vihet pas lojtarëve të rinj të talentuar.
Mirëpo, Tuttosport shkruan se Zonja e Vjetër dhe Viola janë të gatshëm të ofrojnë mbi tetë milionë euro për shërbimet e Jorginhos.
Edhe Milani e Lazio po e monitorojnë situatën e mesfushorit të ri. Biancocelestët madje patën ofruar pesë milionë euro gjatë verës për të. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...