Cannavaro kritikon Balzarettin

Unknown | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Ish-kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, e ka quajtur fajtor Federico Balzarettin për disa gabime në barazimin prej 2-2 ndaj Danimarkës.

Pablo Osvaldo i kaloi Azzurrët në epërsi, mirëpo me dy gola të Nicklas Bendtner, danezët e përmbysën rezultatin, para se Alberto Aquilani të shënonte golin e barazimit.
“Mbrëmë në Danimarkë, Federico Balzaretti është dashur ta ndalte Nicklas Bendtnerin që të mos kërcente aq lirshëm”.
“Në zonë duhet të markosh, aty nuk ka mundësi tjetër veprimi”, është shprehur fituesi i Kupës së Botës dhe Topit të Artë për Radio Deejay.
Përkundër barazimit ndaj Danimarkës, Italia veçmë e ka të sigurt pjesëmarrjen në KB 2014. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...