Chiellini: Nuk varemi nga Balotelli

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, ka thënë se kombëtarja e tij nuk mbështetet vetëm te Mario Balotelli.
Sulmuesi i Milanit mungoi në barazimin prej 2-2 ndaj Danimarkës për shkak se ishte i sëmurë, mirëpo futbollisti i Juventusit ka refuzuar ta konsiderojë mungesën e tij si arsye për paraqitjen jo të mirë të ekipit.
“Askush nuk është i domosdoshëm. Kjo është dhe do të mbetet gjithmonë ‘Italia e Balotellit’, madje edhe pse është e mundur të luajmë pa të”.
“Mario ka qenë pa fat se u lëndua në seancën e parë stërvitore dhe më pas pati temperaturë. Mua nuk më intereson nëse ai e zemëron dikë, ky është tregimi i karrierës së tij”, ka deklaruar Chiellini.
Nga ana tjetër, 29-vjeçari ka hedhur poshtë spekulimet se Cesare Prandelli mund ta marrë timonin e Juventusit pas ‘KB 2014’ duke thënë se përzgjedhësi i Azzurrëve dhe Antonio Conte po bëjnë punë të mrekullueshme në postet e tyre aktuale. /Telegrafi/
Category: Futboll