Lëndimi i Bale nuk është serioz

Lina's | Saturday, October 12, 2013 | 0 Komente

Lëndimi i Gareth Bale nuk është serioz sa po thuhej. Ai po vuan nga një mufatje kronike e diskut. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Real Madridi.

Reagimi i klubit vjen pas një artikulli në Marca, ku thuhej se uellsiani vuan nga “rrëshqitja e diskut” (herni diskale).
“Informata e publikuar, ku thuhej se lojtarit i ka ‘rrëshqitur’ disku në vertebrat L5-S1 dhe se ka mufatje në dy (vertebra) të tjera, është tërësisht i pavërtetë”.
“Futbollisti nuk ka herni diskale... Lojtari ka një mufatje të vogël kronike të diskut që është shumë e shpeshtë te futbollistët dhe që nuk e pengon në asnjë mënyrë që të zhvillojë normalisht aktivitetet profesionale”, thuhet në kumtesën e klubit mbretëror.
Futbollisti më i shtrenjtë në histori ka bërë vetëm tri paraqitje në të gjitha garat për Los Blancos qëkur u transferua nga Tottenhami. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...