Giggs: Fajtorë janë vetë lojtarët

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Ryan Giggs thotë janë vetë lojtarët e Manchester United për t’u fajësuar për fillimin e dobët të klubit në sezonin e ri, por shpreson se gjërat do të kthehen në këmbë.

Kampionët e Ligës Premier aktualisht qëndrojnë në vendin e 12-të të tabelës së Ligës Premier me shtatë pikë nga gjashtë ndeshjet e para. Por Giggs, është optimist se gjërat do të ndryshojnë.

“Nuk ishte fillimi më i mirë i sezonit, por gjëja e mirë për këtë është se ne kemi shumë kohë për t’i rregulluar gjërat”.

“Nuk mund të marr përgjegjësinë për atë çfarë ka ndodhur. Ne thjesht nuk kemi luajtur aq mirë sa mundemi si individë dhe si ekip”.

“Rezultatet kanë treguar se ne nuk kemi luajtur aq mirë sa mundemi. Por ne e dimë se kualiteti i dhomës së veshjeve është i lartë”.

“Ne jemi kampionë, andaj ne kemi treguar këtë kualitet vitin e kaluar dhe do ta tregojmë sërish”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...