De Rossi: Për pak u largova nga Roma

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Daniele De Rossi thotë se ai i kishte analizuar ofertat për t’u larguar nga Roma gjatë kësaj vere.

“Kishte shumë fjalë se unë do të largohem këtë verë. Kur fola me trajnerin dhe klubin, pasi gjithmonë më pëlqen të jem i qartë, për të parën herë thash se dua t’i dëgjoj ofertat . Do t’i shoh, do t’i vlerësoj, derisa në vitet e kaluara gjithmonë i kam hedhur poshtë çdo propozim pa e dëgjuar nga kush ishte”.

“Këtë vit mendova se mund të jetë viti i duhur për të ndërruar ose së paku dëgjuar se çfarë ka atje. Siç e dini, sezonin e kaluar gjërat nuk shkuan mirë për mua dhe doja më të mirën edhe për mua, dhe mbi të gjitha, dhe them mbi të gjitha – për Romën”.

“Kishte shumë gjëra që nuk shkonin mirë te Roma, por për mua kishte diçka edhe më të rëndësishme. Nuk mund ta duroja të mendoj se ndeshja ime e fundit në fanellën e Romës të ishte ajo finale e Kupës së Italisë e humbur ndaj Lazios”.

“Mund ta imagjinoja veten në cilido ekip në botë, duke ngritur trofe, por mendoj se ndeshja e fundit për Romën të ishte një derbi i fundit i humbur, ishte një përfundim i keq për një prej tregimeve më të mëdha të dashurisë në mes një klubi dhe lojtari. Nuk mund ta bëja”, ka thënë De Rossi. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...