Bartra: Nuk largohem nga Barca

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Marc Bartra ka thënë se ai nuk ka synime të largohet nga Barcelona në një të ardhme të afërt dhe shpreson të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon në fund të sezonit dhe shpesh është spekuluar se ai mund të largohet nga Camp Nou. Megjithatë, 22-vjeçari e ka bërë të qartë se synon ta vazhdojë karrierën me Blaugranët.
“E di se klubi dhe agjenti im janë duke biseduar. Kjo ka qenë shtëpia ime për 12 vite. Kam dhënë gjithçka dhe shpresoj të jem këtu për shumë vite tjera”.

“Unë nuk është se nuk fle për shkak të rinovimit, pasi më e rëndësishme është të stërvitem dhe të luaj mirë. Nuk mendoj për atë çfarë mund të ndodhë”.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si gjërat po shkojnë. Mendoj se është e rëndësishme të vazhdojmë në këtë nivel. Jam i lumtur me besimin e treguar në mua. Tata Martino nuk ka dyshuar asnjëherë në mua”, ka thënë Bartra. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...