Ibra fton Rooney te PSG

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic ka porositur Wayne Rooneyt të largohet nga Manchester United dhe t’i bashkohet atij te Paris Saint-Germain.

Rooney gjithë verën u spekulua se do të largohet nga United, dëshirë të cilën e shfaqi publikisht, dhe fuqishëm u lidh me një kalim te Chelsea. Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk lejuan largimin e tij.

Tash Ibrahimovic e ka porositur anglezin se nëse ende dëshiron të ndërrojë klub, ta zgjedhë PSG-në, pasi është një klub që vazhdimisht por ritet.

“Kur ne flisnim për Rooneyn të na bashkohet në Paris, ishte një mundësi që më ngazëlleu mua. Mendoj se ai e ka bërë të qartë gjithë verën se dëshiron një sfidë të freskët – dhe gjërat nuk kanë shkuar mirë për Manchester United këtë sezon”.

“Nëse ai ende dëshiron të vijë verën tjetër, ose në janar, do ta porosisja atë të vijë dhe të luajë me mua në Paris. I vetmi drejtim kah shkon ky klub është lartë”, ka thënë Ibra për The Sun. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...