Pellegrini: Hart ka besimin tonë

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka përkrahur Joe Hartin që të rigjejë formën e mirë të tij pas performancave të dobëta në Ligën Premier dhe ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve.

 Hart ka pasur vështirësi të ndjeshme duke bërë disa gabime amatoreske, duke përfshirë dhe eurogolin e Franck Riberys në fillim të takimit në Ettihad Stadium. Por, Pellegrini ka mbrojtur portierin e tij të parë duke e motivuar atë.

“Natyrisht se ai ndihet shumë keq pasi nuk arriti të luante mirë. Ne shpresojmë se ai do të rikuperohet”.
“Joe e di se ai duhet të përmirësohet, por ai e di se e ka besimin tonë”, u shpreh Pellegrini. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...