Zvicra e përforcuar me pesë shqiptarë për Shqipërinë

Unknown | Friday, October 04, 2013 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Zvicrës, Otmar Hitzfeld, ka ftuar pesë lojtarët shqiptarë për sfidën që ata do të zhvillojnë kundër kombëtares së tyre, Shqipërisë.

Zvicra takohet me Shipërinë në Tiranë pas pak ditësh dhe është përzgjedhësi helvetik ai që beson se pesë shqiptarët mund të kontribojnë në fitoren që do të siguronte kualifikimin për Zvicrën.

Shqipërisë ëndrrën për kualifikim do të mundohen t’ia shuajnë Blerim Xhemajli, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Pas Shqipërisë, Zvicra takohet me Slloveninë në ndeshjen e fundit për kualifikim në kampionatin Botëror.
Për Shqipërinë, fitorja është i vetmi opsion që do të mbante të gjallë shpresën për kualifikim në kampionatin Botëror pas atyre disfatave në Slloveni dhe Islandë. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...